75 Mall Live Search
18:32 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / Blerim

Aliti, Domgjoni dhe Kololli nga minuta e parë ndaj Luzernit

Sonte me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Zurich dhe Luzernit, duel ky në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Zvicrës.

Për Zurichin në formacionin startues do të jenë tre futbollistë shqiptarë, me Alitin, Domgjonin dhe Kolollin, ndërsa Kryeziu ndodhet në bankë rezervë, shkruan IndeksOnline

Ndërsa te Luzerni në bankë rezervë do të jetë futbollisti shqiptar, Lorik Emini.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave: