75 Mall Live Search
20:17 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Aliti flet pas transferimit te klubi i Zurich: U ktheva!

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti sot dhe zytarisht është transferuar te skuadra e Zurich.

Aliti ishte pjesë e Kalmarit, por nga sezoni i ri do të vesh fanellën e skuadrës së Zurich si formë huazimi por me mundësi blerje, shkruan IndeksOnline

Mbrojtësi ynë ka firmosur kontratë një vjeçare me klubin zviceran.


Ndërkaq, ai pasi vendosi firmën tha disa fjalë para mediave:

“U ktheva. Krenar të jem pjesë e FC Zurich”, ishin fjalët e Alitit.

Aliti i cili është i rregullt në paraqitje e Kombëtares së Kosovës, sot ka pranuar ftesë nga Challandes për tri ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.