75 Mall Live Search
20:56 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Aliti nuk po ndalet, bën tjetër asistim dhe ja siguron barazimin skuadrës së tij

Mbrojtësi kosovar, Fidan Aliti javët e fundit është duke treguar aftësitë e tij ofanzive me skuadrën e Kalmar.

Aliti përveç që po shënon gola, tash ka filluar të bëj edhe asistime, transmeton Indeksonline.

Ai në ndeshjen mes Kalmar dhe Sirius që ka përfunduar me rezultat 1:1 ka bërë asistimin tek goli i vetëm të ekipit të tij.

Në minutën e 81-të, Aliti u gjend mirë në zonë arriti që të asistoj tek Ingelsson i cili arriti të shënoj gol dhe të barazoj rezultatin.

Kjo pikë është mjaft e rëndësishme pasi që skuadra e Kalmar ka pasur një start të dobët në ligën e Suedisë.

Ata gjenden në pozitën e 14-të me 7 pikë pas 10 ndeshjeve./Indeksonline/