75 Mall Live Search
19:07 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Kosovës pranë largimit, drejt kalimit në Suedi

Fidan Aliti është gjithnjë e më larg Korçës, pasi thuajse janë mbyllur pozitivisht negociatat për shitjen e tij te klubi i Hamarbit në Suedi, shihet si domosdoshmëri zëvendësimi i tij.

Largimi i kosova- rit, një ndër më të spikaturit për këtë sezon, do të krijonte një gropë të në qendrën e mbrojtjes.

Me marrëveshjen e transferimit të tij që po mbyllet me sukses, drejtuesit kanë kthyer “sytë” në merkato për të gjetur pasuesin e mundshëm.

Në listën e dëshirave të presidentit duket se janë disa lojtarë, por ata që bëjnë më shumë përshtypje janë dy njohje të vjetra të kampionatit tonë, konkretisht Stefan Cicmil dhe Ivan Fushtar.

Image result for fidan aliti kosovo

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë është në planet e Skënderbeut. Lojtari i larguar mes debateve të mëdha nga klubi shkodran konsiderohet si një alternativë për rolin e qendërmbrojtësit. Stefan Cicmil, pas një aventure te Mlladosti, së fundmi është aktivizuar te kampionët e vendit të tij, Sutjeska.

Veç malazezit, një tjetër kandidat është edhe ish- mbrojtësi i Kamzës, Ivan Fushtar. Edhe ai shihet si një alternativë për qendrën. Dikur kroati ka qenë në “lupën” e korçarëve, por marrëveshja nuk u arrit, pasi zgjodhi që karrierën ta vijonte tek El-Arabi.

29-vjeçari tashmë aktivizohet në kampionatin qipriot me ekipin e Nea Selaminas (është transferuar vetëm në ditët e fundit të merkatos së verës).