75 Mall Live Search
17:58 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Aliu: Banja e Istogut e vendosur dhe e përushtuar për ndryshim më 9 shkurt

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka marrë pjesë  tubimin e kësaj partie në Istog.

Aliu, përmes një postimi në facebook u shprehë se Banja e Istogut është e vendosur dhe e përushtuar për ndryshim më 9 shkurt.

Ndërsa theksoi se vendosmëria dhe mbështetje e tyre është frymëzim për ne.

“Banja e Istogut e vendosur dhe e përushtuar për ndryshim më 9 shkurt

Gjatë ditës së sotme takuam qytetarët e Banjës së Istogut, me të cilët biseduam për programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Ata ishin të vendosur, ishin të mobilizuar, ashtu siç i ka hije bastionit të Lidhjes sonë, Istogut!

Vendosmëria dhe mbështetje e tyre është frymëzim për ne, është shpresë për të gjithë se 9 shkurti do ta sjellë ndryshimin e merituar për Republikën tonë!”, ka shkruar Aliu./Indeksonline/