75 Mall Live Search
17:19 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / MSH

Aliu e Haskuka për Prizrenin: Qendra e Prizrenit, me këto projekte do t’i kthehet qytetarëve, këmbësorëve e kalldrëmit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shoqëruar sot në Prizren bashkëpartiakun e tij, Mytaher Haskukën.

Sipas Aliut, Haskuka ka programin e duhur për të shndërruar Prizrenin në një kryeqendër të zhvillimit ekonomik.

“Me vizionin e kryetarit Haskuka dhe planin aktual në përputhje me trendet botërore, do të bëhet riorientimi i trafikut duke e shmangur atë nga qendra, ulje të ndotjes së ajrit, e ruajtje të trashëgimisë kulturore dhe zhvillim të turizmit duke u lidhur edhe me tunelin Prizren – Tetovë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai gjithashtu ka shtuar se do të ofrohet përkrahje e pakursyer për të gjitha projektet që do e shndërrojnë Prizrenin në një qendër të zhvilluar.

Ky është shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Sot në Prizrenin e bukur, me një ekipë të mrekullueshme që janë gati për të bashkë qeverisur #mëshumëpërPrizrenin!

Ishte kënaqësi ta shohim programin e kryetarit Haskuka me projektet të cilat do ta shndërrojnë Prizrenin në kryeqendër të zhvillimit ekonomik dhe të zhvillimit të gjelbër, me zonën më të madhe për këmbësorë në rajon.

Me vizionin e kryetarit Haskuka dhe planin aktual në përputhje me trendet botërore, do të bëhet riorientimi i trafikut duke e shmangur atë nga qendra, ulje të ndotjes së ajrit, e ruajtje të trashëgimisë kulturore dhe zhvillim të turizmit duke u lidhur edhe me tunelin Prizren – Tetovë. Qendra e Prizrenit, me këto projekte do t’i kthehet qytetarëve, këmbësorëve e kalldrëmit.

Ne do të ofrojmë mbështetje të pakursyer për projektet të cilat do të çojnë jo vetëm Prizrenin, por edhe Kosovën në zhvillim të qëndrueshëm!