Aliu është gati edhe për një mandat, falënderon qytetarët e Shtimes për mbështetjen e madhe

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, është gati edhe për një mandat.
Pas numërimit të votave dhe atyre të diasporës të ardhura me postë, ai tha se bashkarisht do të punojnë fuqishëm për projektet e radhës dhe zhvillimin e qytetit, shkruan IndeksOnline.
“Sot u konfirmua fitorja jonë në raundin e parë, një fitore që i takon çdo qytetari të Shtimes.
Faleminderit për besimin e madh dhe përkrahjen, veçanërisht mërgatës sonë për mbështetjen e vazhdueshme.
Bashkë vazhdojmë transformimin e Shtimes!” u shpreh Aliu.
Kujtojmë se nga zgjedhjet e 12 tetorit, Aliu mori 50.46% të votave, teksa përqindja u rrit pas numërimit të votave me postë, nga të cilat mori më shumë se 51 për qind të tyre.