19:47 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aliu flet pas fitores: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve

Pas rezultateve të Exit Pollit, të cilat nxorën fitues në Ferizaj, kandidatin e PDK’së, Agim Aliu, ka shpallur fitorën e tij në shtabin zgjedhor të partisë së tij.

Aliu, i cili në sondazhin e Klan Kosovës doli fitues, kundër kandidatit të LDK’së, kryetarit të deritanishëm, Muharrem Sfarqa.

Kandidati i PDK’së ka falëndëruar të gjithë qytetarët dhe të gjitha partitë pjesëmarrëse.

“Dua të falëndëroj  të gjithë subjektet e tjera participuese që mundësuan garë demokratike”, është shprehur Aliu

“Do të jem kryetar edhe i atyre që s’më kanë votuar, do të shërbejë për të gjithë qytetarët”, ka thënë më tej ai.