75 Mall Live Search
14:32 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / A. M.

Aliu: Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer!

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka shprehur ngushëllime familjes Sopa, pasi u konfirmua vdekja e Genc Sopës.

Fundraiser by Lleo Leonid Kovaci : Donacion për Genc Sopën. Donation for Genc  Sopa

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restaurantit “Steakhouse”, të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit, Genc Sopa.

Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer, një ndërmarrës të suksesshëm, një shpirt fisnik e një mik gjithmonë te qeshur. Fjalët janë të varfëra të shprehin dhembjen. Mbahuni të fortë familje e nderuar Sopa, miq e të njohur të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij i pastër!

Ngushëllime të sinqerta!