Aliu i dërgon telegram ngushëllimi familjes së veprimtarit Isak Eshrefi: Vepra dhe kontributi i tij do të mbeten të pashlyeshme

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së intelektualit ferizajas, veprimtarit dhe veteranit të arsimit Isak Eshrefi, i cili është ndarë sot nga jeta. Aliu ka thënë se veprat dhe kontributi i tij do të mbeten të pashlyeshme në mbamendjen e ferizajasve dhe me gjërë.
Telegrami i ngushëllimit:
Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit ferizajas e veprimtarit atdhetar të orëve të para, veteranit të arsimit e studiuesit, bashkëqytetarit tonë, Isak Eshrefi.
Vepra e kontributi i tij, do të mbeten të pashlyeshme në mbamendjen e ferizajasve e më gjerë, duke u radhitur në të vlefshmet punë studimore, vepër që me përkushtim të rrallë e realizoi gjatë gjithë jetës së tij.
Ferizaj humbi një intelektual të orëve të para e një veprimtar të dalluar, familja humbi të shtrenjtin e tyre, profesorin Isak Eshrefi.
Ngushëllime të sinqerta familjes Eshrefi, miqve e të njohurve të të ndjerit.
Qoftë i parajsës shpirti i tij!