75 Mall Live Search
22:04 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / MSH

Aliu i LDK-së: Frymojmë bashkërisht për ndryshimin e madh që po vjen më 9 shkurt

Tubimi i sotëm i LDK-së në “Pallatin e Rinisë” ishte i pari i kësaj partie, pas hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore.

Qindra përkrahës të LDK-së u mblodhen për të parë shpalosjen e programit qeverisës, si dhe kandidatëve për deputet.

Fadil Aliu, kandidati i 50-të në listën e LDK-së, u shpreh se sonte të gjuthë frymojmë ndryshe, fuqishëm dhe bashkërisht për ndryshimin që po vjen më 9 shkurt.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pallati i Rinisë nuk i zuri gjithë atë lum njerëzish që sot erdhën ta mbështesin kryeministrin në ardhje Dr. Lumir Abdixhiku dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sonte të gjithë ne frymojmë ndryshe, frymojmë fuqishëm, frymojmë bashkërisht për ndryshimin e madh që po vjen më 9 shkurt.

Prishtinë, më bën krenar!

LDK është shtëpia ime politike, identiteti im politik, është mburrja më e madhe se jam njëri nga Ju!

Me këtë energji e vullnet, nga Prishtina sonte kudo në Republikën tonë do të jemi çdo ditë, çdo kohë që së bashku të ngritemi si një për ringritjen e Lidhjes sonë!

Nga shtëpitë e familjet tuaja, nga lagjet e qytetet, përçoni të njëjtën frymë, të njëjtën porosi, të njëjtin vullnet e besim për ndryshim siç e përçuat e dëshmuat sonte!