75 Mall Live Search
23:18 / E Diele, 31 Tetor 2021 / AR

Aliu i VV-së: Me ne secili qytetar do të ndihet i vlerësuar

Kandidati i VV-së për Shtimen, Qemajl Aliu sot vizitoi fshatin Gjurkoc, teksa u përshëndet me banorët atje.

Ai tha se me ta, secili qytetar do të ndihet i vlerësuar.

Njoftimi i plotë:

Një pjesë të së Dieles e ndamë në fshatin Gjurkoc,  me një ecje të këndshme me banorët. U përshëndetëm nga shumë bashkëfshatarë, që u ndalën të bisedojnë dhe të na shoqërojnë në ecje. Me ta diskutuam për nevojat kryesore të fshatit dhe prioritetet që do t’i kemi në mandatin tonë të ardhshëm.

Me ne secili qytetar do të ndihet i vlerësuar, do të punojmë që bashkarisht të sjellim mirëqenien e banorëve në secilin vendbanim të komunës sonë.