75 Mall Live Search
21:24 / E Shtunë, 11 Maj 2024 / Gj. Sh

Aliu: Institucionet e drejtësisë vërtetuan pafajësinë dhe pastërtinë time të plotë

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka pushuar hetimet ndaj tre zyrtareve për shërbime sociale në komunë e Prishtinës, Fadil Aliut dhe dy të tjerëve.

Rreth kësaj ka reaguar, Fadil Aliu, që është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike.

Ai ka thënë se Institucionet e drejtësisë vërtetuan fjalët dhe pafajësinë e tij. Duke njoftuar tutje se, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerr Aktvendim me të cilin kanë pushuar hetimet penale ndaj tij, sepse kanë vërtetuar se nuk ka asnjë elementë të kryerjes së veprës penale me rastin e angazhimit të personave me kontratë për shërbime të veçanta në Komunën e Prishtinës.

‘’ Institucionet e drejtësisë, vërtetuan fjalët e mia që i kam thënë në shtator të vitit të kaluar, vërtetuan pafajësinë dhe pastërtinë time të plotë.’’

‘’Siç jeni në dijeni, në shtator të vitit të kaluar, unë jam dërguar në mbajtje në cilësinë e shefit të personelit të Komunës së Prishtinës.

Natyrshëm, që ky ndalim ishte i befasishëm jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë ata që më njihnin mua dhe familjen time. Por, për asnjërin prej nesh nuk ishin të befasishme tendencat që imazhi im dhe i familjes time të cenohen në publik.

Prandaj, sot ju njoftoj se drejtësia në rastin tim u vendos. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerr Aktvendim me të cilin kanë pushuar hetimet penale ndaj meje, sepse kanë vërtetuar se nuk ka asnjë elementë të kryerjes së veprës penale me rastin e angazhimit të personave me kontratë për shërbime të veçanta në Komunën e Prishtinës.

Drejtësia dhe pastërtia triumfuan mbi padrejtësinë e mbi përpjekjet për t’i dhënë udhë tjetër të vërtetës.’’ ka shkruar Aliu.