75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 31 Janar 2025 / FR

Aliu: Kjo është ringritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu ka marrë pjesë në tubimet e kësaj partie në Keçekollë, në Lupç dhe në Shkollën “Fan Noli”, në Podujevë.

Aliu, përmes një postimi në facebook është shprehur se jemi bashkuar në këtë rrugëtim, jemi bërë një për ndryshim.

Ndërsa theksoi se kjo është ringritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës!

“Nga një tubim masiv në Keçekollë, ku morëm përkrahje të fuqishme vazhduam në Llapin e LDK-së.

Si në Llap e Gollak, e në gjithë Republikën shumë e fuqishme ështe vendosmëria e qytetarëve tanë për ndryshim!  Kjo u pa edhe sonte në Shkollën “Fan Noli”, në Podujevë, ku mobilizimi për ndryshim ishte i jashtëzakonshëm.

Jemi bashkuar në këtë rrugëtim, jemi bërë Një për ndryshim! Nga këtu, vazhduam në Lupç, ku kishte një atmosferë të zjarrtë e fryma e fitores po ndihej fuqishëm. Kjo është ringritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës!  Ky është vullneti e përcaktimi i qytetarëve të Llapit e Gollakut”, ka shkruar Aliu.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fadil Aliu kandidon me numër 50./Indeksonline/