75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 30 Maj 2023 / LB

Aliu: Koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shprehur solidaritetin e tij personal dhe institucional me 25 ushtarët e plagosur të misionit të NATO-s në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Aliu ka thënë se është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët.

Postimi i plotë i Aliut:

Dënoj ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren!

Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të misionit paqeruajtës dhe uroj shërim sa më të shpejtë!

Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët. Ajo nuk mund të tolerohet!