75 Mall Live Search
12:42 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

Aliu krenar për suksesin e Gentianit – student i mjekësisë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu është ndjerë krenar me suksesin e të riut Gentian Mehmeti, i cili është student i mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Ai këto ditë po përfaqëson atë universitet, si i përzgjedhur në mesin e top 5 studentëve ekselentë, në konferencën ndërkombëtare shëndetësore,organizuar nga Universiteti prestigjioz i Semmelweist në Budapest të Hungarisë, me pjesëmarrjen e rreth 100 shteteve të ndryshme.

“Sukseset e të rinjve po marrin gjithnjë e më tepër, përmasa përtej kombëtare. I tillë është edhe shembulli i të riut energjik, Gentian Mehmeti, i cili ishte bursist i Komunës së Ferizajt, student i mjekësisë në Universitetin e Tiranës e që këto ditë po përfaqëson këtë të fundit, i përzgjedhur në mesin e top 5 studentëve ekselentë, në konferencën ndërkombëtare shëndetësore,organizuar nga Universiteti prestigjioz i Semmelweist në Budapest të Hungarisë, me pjesëmarrjen e rreth 100 shteteve të ndryshme.

Genti ka përgatitur edhe temën e tij “COVID-19, sindromi inflamantor Multisistemik tek fëmijët dhe sëmundja Kawasaki: Patogjeneza, manifestimi klinik dhe menaxhimi, të cilën do ta paraqes para auditoriumit ndërkombëtar. Krenari e ndjesi e veçantë, të përfaqësosh si Genti gjeografinë shqiptare në tryezën e shkencës evropiane, shembull i të riut dhe bashkëmoshatarëve të tij, që me djersë e punë studioze, po prekin dinjitetshëm, majat e arritjeve profesionale”, ka shkruar Aliu.