75 Mall Live Search
17:23 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Aliu: Le të garojmë në zgjedhje dhe populli të vendos

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje në konferencë i ka ftuar partitë politike të garojnë në zgjedhje dhe të shohin se kë e zgjedhin populli.

“Vullneti politik i zgjedhjeve ishte i qartë. Politika e re duhet të qeverisë.

Populli don ndryshim e jo vazhdim të keqqeverisjes. Krimi e korrupsioni e kapja e shtetit pas 20 vitev do të merrte fund.

U dëshua qartë se qeverisja Kurti ishte ndryshe dhe se shteti mund të qeverisjes pa korrupsion. Kjo qeveri bëri punë të mëdha edhe pse LDK-ja e la vetëm. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, le të garojmë në zgjedhje dhe populli të vendos se ç’lloj qeverisje dëshiron. Andaj hapi ynë i parë do të jetë hapi ynë i parë i nënshkrimeve nga për peticion me të vetmën kërkesë për zgjedhje të reja”, tha ai./IndeksOnline