Aliu ndanë punimet nga objekti i ri i Komunës së Shtimes: Në oborrin e tij do të ngrihet obeliskut për martirët e Reçakut

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka publikuar punimet në ndërtimin e objektit të ri të komunës.
Investimi 2.3 milionësh do të ketë 2500 metra katrorë.
Në oborrin e komunës së re të Shtimes, Aliu ka njoftuar se do të ngrihet edhe obelisku për 45 martirët e Reçakut.
“Më parë premtimet ishin vetëm fjalë fushate – sot janë projekte konkrete në shërbim të qytetarëve
Objekti i ri i Komunës, investim prej 2.5 milionë euro e me 2,500 m² hapësirë moderne, është dëshmi e punës sonë efikase si qeverisje. Në oborrin e tij do të ngrihet obelisku për 45 martirët e Reçakut, duke e kthyer këtë hapësirë edhe në simbol të kujtesës sonë historike. 🏢
Punimet po ecin me ritëm të lartë dhe në pranverën e vitit të ardhshëm ky objekt do të jetë tërësisht funksional. Ky është ndryshimi i premtuar e i bërë realitet. Sepse ne e mbajmë fjalën” shkruan Aliu në njoftim.