Aliu nga Podujeva: Llapi qenka ngritur në përkrahje të madhe të Listës sonë
Kandidati për deputet nga LDK, Fadil Aliu ka marrë pjesë në organizimin madhëshor të kësaj partie në Podujevë.
Përmes një postimi në facebook, Aliu ka shkruar se Llapi e llapjanët janë ngritur sonte për ringritjen e fuqishme të Lidhjes.
“Ky është Llapi i LDK-së, atmosferë e zjarrtë🔥 🔥 Llapi e llapjanët ishin ngritur sonte për ringritjen e fuqishme të Lidhjes sonë✌️! Përkrahje e mobilizim i fuqishëm!
Llapjanët kishin vendosur, kishin zgjedhur shpresën! Pritje e veçantë që të jep frymëzim!
Besim që të bën nder!”, ka shkruar Aliu.
Kujtojmë që Aliu garon me numrin 50 në listën e LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit. /IndeksOnline/
Postimi i plotë:

