75 Mall Live Search
20:32 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Aliu: Nga sot fillon funksionalizmi i shërbimeve të kadastraleve në Mitrovicë të Veriut

liburn aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një psotimi në facebook ka bërë të ditur se nga sot fillon funksionalizmi i shërbimeve tw kadastraleve në Mitrovicë të Veriut, në komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Aliu ka bërë të ditur se qytetarët e komunave në veri nuk do kenë më nevojë që të vijnë tek sportelet e Agjencionit Kadastral të Kosovës, por do kenë Zyret Kadastrale Komunale në funksion të tyre.

Postimi i plotë:

PREJ SOT, NIS FUNKSIONALIZIMI I SHËRBIMEVE KADASTRALE NË MITROVICË TË VERIUT, LEPOSAVIQ, ZUBIN POTOK DHE ZVEÇAN

Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë, vizituam komununën e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit, me ç’rast takuam kryetarët e komunave përkatëse për të bërë lansimin e funksionalizimit të shërbimeve kadastrale, kështu duke hapur në secilën komunë Zyret Kadastrale Komunale.

Qytetarët e komunave në veri nuk do kenë më nevojë që të vijnë tek sportelet e Agjencionit Kadastral të Kosovës, por do kenë Zyret Kadastrale Komunale në funksion të tyre, ku do të mund të marrin shërbimet kadastrale në komunën e tyre, fillimisht Certifikatën e Pronësisë dhe Kopjen e Planit, e më vonë, edhe shërbimet tjera.

Në drejtim të forcimit të shërbimeve komunale, lehtësimit të punës, dixhitalizimit dhe ofrimit të mëtutjeshëm të mbështetjes për qytetarët e komunave përkatëse, sot përveç takimit me kryetarë, takuam qytetarë të shumtë, të cilëve për herë të parë ju shpërndamë Certifikatat e Pronësisë.

Falënderoj të gjithë qytetarët e komunave përkatëse, kryetarët Erden Atiq, Lulzim Hetemi, Izmir Zeqiri, Ilir Peci, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e tyre, si dhe të gjithë ekspertët nga Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme për një bashkëpunim të shkëlqyer në arritjen e sigurimit të pajisjeve teknologjike dhe infrastrukturës përcjellëse, në mënyrë që të funksionalizojmë zyret kadastrale në këto komuna, pas plot 23 viteve.

Jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës.