75 Mall Live Search
15:17 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / S Z

Aliu: Nuk guxojmë të lejojmë askë të ndalë hapin e të rinjve, e t’i detyrojë të marrin rrugët e ikjes!

Forumin Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur tubimin në kryeqytet.  Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Fadil Aliu, ka thënë se  salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ishte e vogël sonte t’i zinte gjithë ata të rinj e të reja të Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët dëshmuan se janë plot vullnet e përkushtim,  për të shkrirë gjithë potencialin e tyre në vendin e tyre, në Republikën e tyre.

“Ata dëshmuan se jo vetëm se janë për ndryshim, por se janë vet ndryshimi.  Nuk guzojmë të lejojmë askë e asgjë të ndalë hapin e tyre, e ti detyrojë ata që të marrin rrugët e ikjes. Këtë qëndresë në Republikë e për Republikën ata e dëshmuan fuqishëm edhe sonte.  Treguan e dëshmuan se janë dhe do jenë këtu, në shtëpitë e tyre, në tokën e tyre për të ndryshuar të sotmen, për të ndërtuar të ardhmen e për të fuqizuar Republikën, së cilës nga 9 shkurti do t’i prijë kryeministri Lumir Abdixhiku. Bashkë e bëjmë ndryshimin”, ka thënë Aliu.