75 Mall Live Search
13:04 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / S Z

Aliu: Politika e Rugovës e sensibilizoi çështjen e Kosovës para botës

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Fadil Aliu së bashku me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, kanë bërë nderime pranë varrit të presidentit historik dr Ibrahim Rugova, me rastin e 35-vjetorit të themelimit të LDK-së.

Aliu ka thënë se politika vizionare e ish presidentit Rugova, arriti ta sensibilizonte botën mbi çështjen e Kosovës.

“35 vjet më parë nisi projekti historik për Liri, Pavarësi e Demokraci, nga presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova. Vendosmëria, urtia dhe politika e qartë falë besimit gjithpopullor  fituan përballjen me aparatin e dhunës e terrorit të vazhdueshëm. Politika vizionare e atit themeltar të Republikës, presidentit tonë historik, dr. Ibrahim Rugova, arriti ta senzibilizonte botën mbi çështjen e Kosovës. Filozofia politike e LDK-së, të cilën e ndërtoi me mençuri, durim e urti presidenti Rugova, u bë themel i Republikës së Kosovës”, ka thënë Aliu.