75 Mall Live Search
20:37 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / MSH

Aliu publikon pamje nga punimet në rrugën A: Nuk ka forcë që e ndal qeverisjen e Ramës dhe LDK-së

Shefi i personelit në Komunën e Prishtinës, Fadil Aliu, që njëherazi është edhe kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka publikuar pamje nga punimet në rrugën A.

Ai ka ndoqi nga afër punimet në rrugën që do të lidhë dy rrugë kryesore të kryeqytetit, atë B dhe C, shkruan IndeksOnline.

“Finalizimi i rrugës A, në masë të madhe do të lehtësojë mobilitetin e trafikut në kryeqytet. Nuk ka forcë që e ndal qeverisjen e Perparim Rama dhe LDK-së!”, shkroi mes të tjerash ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

RRUGA A

Sot filloj asfaltimi i pjesës së parë të Rrugës A, e cila do të lidhet me Rrugën B dhe C, dhe në këtë formë do të finalizohet arteria kryesore e komunikacionit në Kryeqytet.

Finalizimi i Rrugës A, në masë të madhe do të lehtësojë mobilitetin e Trafikut në Kryeqytet.

Nuk ka forcë që e ndal qeverisjen e Perparim Rama dhe LDK-së!

Prishtina Praktike Po Bëhet