75 Mall Live Search
12:22 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / mp

Aliu: Punimet infrastrukturore po vazhdojnë, me probleme është rruga e Gjilanit dhe ajo Dollc-Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet infrastrukturore në vend po vazhdojnë në mënyrë të rregullt, raporton Ekonomia Online.

Aliu ka thënë se nga të gjitha ato rrugë, më probleme është ajo e rrugës e Gjilanit dhe Dollc-Gjakovë.

“Nga të gjitha ato rrugë, më probleme është ajo e rrugës e Gjilanit dhe Dollc-Gjakovë. Kur flasim për rrugën e Pejës, 240 milionë euro ka qenë e paraparë ndërtimi, aktualisht po realizohet me ritme normale dhe do të kushtojë rreth 90 milionë euro. Sa i përket rrugës së Podujevës, ka qenë me probleme të shumta nga e kaluara, kemi arrit me e përmbyll një pjesë të madhe të tyre me dhënë tenderë prej Bardhoshit e deri në Lluzhan e deri në Podujevë. Pra, po shkon në mënyrë standarde, së shpejti do të asfaltohen katër shiritat në atë rrugë, ka probleme në ndërtimin e urave dhe ka probleme edhe në aspektin e ndërmarrjeve tjera siç janë KEDS-i që i kanë të vendosura shtyllat elektrike e që lindin probleme në suaza normale”, u shpreh Aliu.