11:25 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Aliu: Serbia tashmë po i referohet Kosovës si “Republika e Kosovës”

Në seancën parlamentare që po drejtohet sot nga kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, deputeti i VV-së Liburn Aliu duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, theksoi se dje ishte një ditë e pazakontë kur në dokumentet e kamionëve që u futen nga Serbia, shtetit tonë iu referuan si “Republika e Kosovës”, pas reciprocitetit të vënë nga Qeveria Kurti ditë më parë.

Aliu foli edhe formimin e qeverisë së re, të cilinën e qujti të jashtëligjshme, ndërsa për deklarimet djeshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, tha se janë kërcënuese.

“Ditë e pazakontë vërtet ishte ajo e djeshmja pasi filloj me diçka jashtëzakonisht të pa zakontë e që mbase nuk do të na e kishte marrë mendja askujt, kur në dokumentet e kamionëve që u futen nga Serbia në Kosovë, shtetit tonë I referoheshin si “Republika e Kosovës”. Është kjo një shenjë e mirë për një proces të frytshëm, të pandalshëm në Kosovë që bazohet në parim të reciprocitetit. Dhe për kundër kësaj prapë diçka e pa zakontë, por që pritej e që për këtë na e merrte mendja. Pra ishte avancimi dhe depërtimi i mëtejmë i Serbisë në Kosovë përmes Listës Serbe dhe të kësaj qeverie të jashtëligjshme. Tani çdo gjë është e qartë, përpjekje për vonim të asaj që tashmë ka filluar, madje përpjekje e cila çon deri në sulme si ato që pamë ndaj rrezikimit dje të jetës së një të riu, i cili i tha presidentit ‘hajn’ e deri te kërcënimet e mbrëmshme nga Hashim Thaçi në një emision televiziv. Nuk paska më përdorim presidenti si mjete për lotsjellës, ujë, arrestime, por paska vendos të na e tregoj vendin”, tha Aliu.

Në Kuvend janë duke u zhvilluar deklarimet jashtë rendit të ditës nga grupet parlamentare, ndërsa pritet të diskutohet në bazë të rendit të ditës për propozimin për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ish-Qeveria Kurti.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020 dhe propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar tash ish-ministrin e Shëndetësisë, për keqpërdorim të parasë publike në kohë të pandemisë, duke i bërë thirrje Prokurorinë që t’i hetojë tenderët e dhënë nga MSH.

Sidoqoftë, edhe Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë tenderët për procedurat e negociuara gjatë kohës së pandemisë.