75 Mall Live Search
21:54 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / OSH

Aliu tregon pse i jepi tender grupit të Radoiçiqit: Kishte marrë edhe më herët

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu ka dhënë një tender prej gati 600 mijë euro grupit të operatorëve ekonomik B CORP SH.P.K. ; Europa Partners SH.P.K. ; RAD D.O.O.

Ministri i Infrastruktuës, Liburn Aliu, në emisionin “Context” ka treguar pse Qeveria i tha tender grupit të Radoiçiqit, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, kompania në fjalë nuk ka qenë në listë të zezë dhe ka marrë edhe më herët tendere të tilla, kryesisht nëpër komuna.

“Sa i përket kontratës në fjalë bëhet fjalë për një kompani që nuk ka qenë në listën e zezë, të kompanive të papërgjegjshme, pra Kosova ka listën e kompaive të papërgjegjshme e cila kompani nuk ka qenë asnjëherë në listën e zezë, ka marrë edhe më herët tender kryesisht nëpër komuna dhe në ministrinë ku unë sot e drejtoj. Kjo kompani kësaj radhe e ka marr këtë tender në konzorciumme kompaninë tjetër, pra është kontraktori i dytë dhe pas daljes së këtij lajmi jemi duke u merr më këtë cështjen dhe futjen e kësaj kompanie në listën e zezë dhe kontratën ekzistuese”, tha ai./IndeksOnline/