75 Mall Live Search
17:08 / E Martë, 01 Korrik 2025 / FR

Aliu viziton vendin ku do të ndërtohen urat e reja mbi Ibër

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicë, ku ka inspektuar vendin ku do të vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë projekt infrastrukturor, Aliu ka parë nga afër terrenin ku do të ndërtohen urat.

Ngjarja zyrtare e vendosjes së gurthemeleve do të mbahet të martën, më 1 korrik, ku në ora 17:00 do të vendoset gurthemeli i urës për kalimin e veturave, e më pas do të pasojë vendosja e gurthemelit për urën e këmbësorëve.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, si dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në cilësinë e Kryesuesit të Bordit të Përbashkët të dy komunave.