75 Mall Live Search
19:14 / E Enjte, 03 Prill 2025 / AR

Alketa e Arbana bashkohen për një moment magjik në finalen e “X Factor Albania”

Alketa Vejsiu ka shpërndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke njoftuar se nesër, në finalen e spektaklit “X Factor Albania”, do të ndajë skenën me Arbana Osmanin.

Alketa theksoi se ky moment do të shënojë bashkimin e dy “universeve paralele” të tyre, duke shtuar se do të jenë së bashku në ekranin e RTV Klan, shkruan Indeksonline.

“Jam shumë shumë e lumtur,” shkruan Alketa, duke u bërë gati për këtë përvojë speciale. Ajo fton gjithashtu fansat që t’i bashkohen nesër për këtë ngjarje të veçantë, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Për ne muzikë është fjala”./Indeksonline/