75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Alketa Vejsiu bën të ditur lajmin e madh: Është dita më e lumtur e karrierës sime!

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu ka zbuluar lajmin e madh.

Një nga prezantueset më të mira shqiptare, ka bërë të ditur që do të prezantojë në festivalin e njohur italian “Sanremo”.

Në mesin  e shumë emrave të famshëm që do të prezantojnë në festival siç janë: Monica Bellucci, Antonella Clerici, Georgina Rodriguez, është përfshirë edhe moderatorja shqiptare.

“Po qaj me Lot Gezimi! Është dita më e lumtur e karrierës sime!
Faleminderit Shqipëria. Grazie Italia. Kjo është ëndrra për të cilën ju kisha folur! Ëndrra për të cilën kam punuar dhe besuar fort që 12 vjec! Ëndrra që frymëzoi Festivalin e 58 të Këngës! Italia që pas Shqipërisë time është pa as më të voglin dyshim vendi më i bukur në Botë! Trofeu im sot është trofe për të gjithë Shqiptarët!”, ka shkruar Alketa./Indeksonline/