14:12 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Alketa Vejsiu, nis përgatitjet për festivalin “Sanremo”

Alketa Vejsiu po shijon kulmin e karrierës së saj si moderatore.

Prezantuesja e famshme shqiptare e cila është një nga fygurat më të dashura në ekranet tona, tashmë do të “shkelë” në skenën “gjigante” të festivalit të muzikës “Sanremo”.

Alketa e cila prej ditësh ka udhëtuar drejt Italisë, nga atje ka treguar se ka filluar përgatitjet për “Sanremo”-n.

“Gati për Sanremo, kanë mbetur vetëm edhe dy ditë”, ka shkruar Alketa teksa realizoi një fotosesion me kostum të markës së njohur “Dolce Gabbana”.

Kujtojmë se Alketa do të prezantojë në natën e tretë të festivalit, përkrah së dashurës së futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo.

“Sanremo” mbahet nga 4 deri me 8 shkurt./Indeksonline/