11:32 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Alketa Vejsiu niset për në “Sanremo”: Shqipëri, shpresoj t’ju nderoj

Prezantuesja e njohur, Alketa Vejsiu ditë më parë njoftoj edhe zyrtarisht që ka marr ftesë për të qenë pjesë e festivalit  të njohur italian të muzikës “Sanremo”.

E lumtur për këtë fakt, Alketa ka theksuar se kjo është një ëndërr e kamotshme që me shumë mund e sakrificë i është bërë realitet.

Moderatorja shqiptare pritet të prezantoj në natën e tretë të festivalit përkrah të dashurës së yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, Georgina.

“Rruga e Sanremo, më uroni fat Shqipëria! Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj t;ju nderoj”, ka shkruar Alketa.

Festivali “Sanremo” mbahet nga 4 deri me 8 shkurt./Indeksonline/