75 Mall Live Search
13:10 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / L A

Allegri do të mbajë flakën olimpike në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore

Këtë vit do të mbahen Lojërat Olimpike Dimërore.

Milano dhe Cortina do të jenë vendet nikoqire këtë herë, e cila do të nis më 6 shkurt dhe mbaron më 22.

Ajo çka është e veçantë në këtë ngjarje, është se në ceremoninë hapëse të këtij eventi pishtarmbajtës do të jetë trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri.

Këtë e njoftoi vetë klubi kuqezi, në faqen e tyre zyrtare.

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore, do të mbahet pikërisht në stadiumin ikonik, “San Siro”./IndeksOnline/