20:40 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Allegri drejt Francës, nis kontaktet me PSG

E ardhmja e Massimiliano Allegrit vazhdon tè jetè njè rebus i madh.

Ish-trajneri i Juventusit èshtè nè kërkim tè njè klubi tè madh pèr të vijuar karrirèn dhe ofertat pèr tè nuk mungojnè.

Allegri gjatë kèsaj periudhe po studion gjuhën angleze me Manchester United qè èshtè njè opsion konkret pèr tè ardhmen e tij, gjithsesi pèr momentin Allegri èshtè mè pranè kalimit te PSG.

Leonardo e pèlqen sètepèrmi ish teknikun e Juves dhe duket ai pasardhèsi ideal i Thomas Tuchel i cili sipas tè gjitha gjasave do tè shkarkohet nè fund tè kètij sezoni.

PSG dhe Allegri kanè nisur kontaktet e para dhe mundèsitè janè tè mëdha qè Max tè ulet nè stolin e kampionève tè Francès nè sezonin e ardhshèm.