75 Mall Live Search
21:04 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / C E

Allegri e konfirmon: Ky lojtar e ka luajtur ndeshjen e fundit me Juventusin

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka rikonfirmuar se Aaron Ramsey është i vendosur të largohet nga klubi.

Duke folur përpara udhëtimit të skuadrës së tij në San Siro për t’u përballur me Milanin këtë javë, trajneri i Bianconerëve konfirmoi se uellsiani mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit.

Aaron ka rezultuar negativ për Covid-19, por, siç e dini, ai nuk është me ekipin dhe është i vendosur të largohet nga klubi [këtë muaj]”, tha ai.

Ndeshja e fundit që Ramsey ka luajtur me fanellën e Juventusit ishte ajo me Zenitin me 20 tetor dhe atë u paraqit vetëm shtatë minuta. /IndeksOnline/