75 Mall Live Search
10:21 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Gj Sh

Allegri i nervozuar me humbjen ndaj Cremoneses: Nuk mund të pranojmë gola të lehtë

Milani e nisi me humbje sezoni e ri të Serie A.

Kuqezinjtë pësuan humbje në ”San Siro” nga skuadra e cila u inkuadrua në Serie A, Cremonese, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Ishin dy gabime në mbrojtje, të cilat i shfrytëzuan për mrekulli futbollistët e Cremoneses.

E trajneri i Milanit, Maximiliano Allegri ishte i nervozuar për këtë humbje dhe tha se skuadra e tij nuk duhet të vazhdojë të pësojë gola kaq të lehtë.

”Nëse e shohim performancën, patëm tetë gjuajtje drejt portës, por ndryshimi bëhet me vendosmërinë me të cilën sulmon dhe mbrohesh.

Pësuam dy gola të shmangshëm që mund t’i kishim parandaluar me pak më shumë përqendrim. Për fat të mirë, është vetëm raundi i parë dhe kemi kohë të punojmë në këto detaje”, tha Allegri për DAZN Italia./IndeksOnline/