Allegri konfirmon darkën me Agnellin, kanë marrë një vendim të përbashkët
Massimiliano Allegri e ka pranuar se mbrëmë ka qenë në darkë me Agnellin për të biseduar për të ardhmen.
Në konferencën para ndeshjes me Udinesen, trajneri i Juventusit ka njoftuar vendimin që kanë marrë mbrëmë në darkë.
“U ndamë të buzëqeshur nga darka e mbrëmshme. U pajtuam që në fund të sezonit të ulemi për të biseduar rivonimin e kontratës” ka thënë Allegri.
Trajneri i Juves ka paralajmëruar që në ndeshjen e ardhshme në Serie A të ulë në bankën rezervë disa nga lojtarët titullarë, për të qenë të gatshëm për Atletico Madridin./Indeksonline/