75 Mall Live Search
10:22 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / L A

Allegri kritikon Leaon: Më mirë luan në qendër, pasi në anën e majtë po e zë gjumi

Milani e nisi me fitore vitin 2026.

Ata mposhtën Cagliarin me rezultat 0-1 pas golit të portugezit, Rafael Leao.

Ndonëse kishte një lojë të mirë, trajneri Max Allegri kritikoi atë rreth pozicionit të tij.

“Kur Leao luan në krahun e majtë, ndonjëherë mund të bjerë në gjumë dhe të dalë nga loja,” tha Allegri për “Sky Sport Italia”.

“Ai i ka karakteristikat për të bërë mirë në qendër, por sot nuk ishte 100 për qind i gatshëm dhe në pjesën e parë nuk sulmoi hapësirat në mënyrën e duhur. Megjithatë, ai ka shënuar gjashtë gola në Serie A këtë sezon, pavarësisht se ka munguar në disa ndeshje për shkak dëmtimesh”, shtoi ai.

Milani, aktualisht është në krye të tabelës në Serie A ku ka gjithsej 38 pikë./IndeksOnline/