75 Mall Live Search
09:05 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Allegri: Mandzukic është lojtar i jashtëzakonshëm

Max Allegri e ka lavdëruar të jashtëzakonshmin, Mario Mandzukic, pas fitores së Juventusit përballë Romës.

”Zonja e Vjetër” regjistroi fitoren e radhës në Serie A, duke e mposhtur mbrëmë Romën në Torino, për ta mbajtur tutje kreun e tabelës.

”Ne jemi kampion dimëror, por s’kemi fituar ende asgjë”, tha Allegri për DAZN, transmeton IndeksOnline.

”Jemi duke bërë gjëra të mira, jemi në fazën e 1/16-tës në Champions League, por e rëndësishme është që kemi distancë nga vendi i dytë”.

”Ne duhej t’i shkaktonim Romës problem dhe t’ju bënim presion. Duhej të shënonim më shumë dje”.

”Roma ka pasur më shumë posedim në pjesën e dytë, por nuk i lejuam të krijonim mundësi”.

”Mandzukic është i rëndësishëm sepse e kombinon fizikun me teknikën. Ai është i jashtëzakonshëm”.

”Ndërsa, Ronaldo ka pasur disa raste, dhe shpresoj se do të pushoj mirë për ndeshjen e radhës”, përfundoi trajneri italian./IndeksOnline/