Allegri mban fjalën, sot Ronaldo nuk luan
Juventusi ka qenë në formë fantastike në Serie A këtë sezon, duke i fituar 16 nga 17 ndeshjet e para të këtij sezoni, me Cristiano Ronaldon që është paraqitur në të gjitha këto ndeshje.
Në total, ardhja verore, ka luajtur 1520 minuta nga 1530 të mundshme në Serie A dhe ka shënuar 11 gola, por më në fund atij do t’i jepet pushim – ndaj Atalantas sonte.
Massimiliano Allegri i ka premntuar portugezit se do ta pushojë në njëren prej ndeshjeve – ndaj Romës, Atalantas ose Sampdorias – dhe kështu ai do ta mbajë fjalën në pasditën e sotme, transmeton IndeksOnline.

”Unë shpresoj se Ronaldo do të jetë në top-formë në mars”, tha italiani.
”Do të ishte perfekte që ta kemi atë në kondicion perfekt kur të fillojnë ndeshjet e Champions Leagues”.
”Ai mund të jetë deçiziv ashtu siç ka qenë në të kaluarën”.

Ronaldo, tashmë ka pasur një pushim këtë sezon në Champions League, duke u pushuar për shkak të kartonit të kuq që e mori ndaj Valencias në ”Mestalla”./IndeksOnline/