75 Mall Live Search
12:18 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Allegri në dilema, s’po di kë të aktivizoi, ka shumë zgjedhje

Juventus ka fituar mbrëmë pa shumë vështirësi ndaj Frosinones, 3-0, falë golave të Paulo Dybala, Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo.

Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri foli për takimin e së mërkurës në Champions League, me Atletico Madridin e Diego Simeones.

Ai ka kërkuar nga lojtarët e tij që të shënojnë të paktën një gol në Spanjë, për ta pasur më të lehtë në ndeshjen e kthimit në Itali.

“Tani le të fokusohemi te Atletico, një ndeshje ku duhet të shënojmë gol”, u shpreh Allegri.

“Dybala po luan më i tërhequr pasi aty na ndihmon shumë. Kemi nevojë për një lojtar që të lidhë sulmin me mesfushën, fatkeqësisht ai pozicion nuk i lejon të shënojë shumë gola”.

“Kam dyshime për ndeshjen e së mërkurës, të shohim se kush do të luajë. Paulo është në formë të shkëlqyer, gjithashtu është rikthyer Douglas Costa”.