Allegri paralajmëron rikthimin tek Milan
Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka dhënë një sinjal të madh se mund të rikthehet te ish-skuadra e Milan.
E ardhmja e teknikut italian në Juventus është vënë në pikëpyetje pasi që ‘Zonja e Vjetër’ u eliminua në çerek-finale të Ligës së Kampionëve nga Ajax.
Allegri ishte mysafirë nga “Che tempo che fa” dhe u pyet se nëse do të rikthehet tek Milan.
“Rikthimi në Milan? Edhe disa vite këtu dhe pastaj rikthehem.”, tha Allegri./Indeksonline/