11:17 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Allegri për pak sa nuk e rreh Benatian (Video)

Allegri është parë i nervozuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme që Juventusi mposhti Atalantan me rezultat 2-0.

Në një moment pati një përplasje në mes të mbrojtësit të Juves, Medhi Benatias dhe futbollistëve të Atalantas, ku u shqye fanella e marokenit.

Në atë përplasje gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë atë së bashku me Marten De Roon.

Mirëpo Benatia vazhdonte protestimin, gjë kjo që e nervozoi shumë trajnerin e Juventusit, Allegri.

Ai i bërtiti mbrojtësit me qëllim që të mos rrezikoj që në minutat e fundit të luaj me 10 lojtarë. /IndeksOnline/