Allegri “përçanë” drejtuesit e Juventusit, një palë kërkon largimin, pala tjetër qëndrimin

Fillimi i dobët i këtij sezoni ka ndarë në dysh drejtuesit e Juventusit për rolin e Allegrit në skuadër.
Paga e lartë e trajnerit, që ka kontratë deri në 2026-ën, ka bërë që presidenti Agnelli dhe administrator Arrivabene të këmbëngulin për qëndrimin e Allegrit, të paktën deri para nisjes së Botërorit, me shpresën që situata do të ndryshojë.
Nga ana tjetër është Pavel Nedved, që asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Allegrin dhe po shtyn të dëgjohet zëri i tifozëve për shkarkimin e tij, për të shfrytëzuar edhe ndërprerjen e kampionatit.
Gjithsesi duket e sigurt që trajneri do të marrë edhe njëherë besimin, por muaji tetor do të jetë vendimtar për fatin e tij, pasi nëse deri para Botërorit situate nuk ndryshon ndjeshëm për mirë, atëherë pritet ndërhyrja. /IndeksOnline/