15:34 / E Premte, 13 Maj 2022 / B O

Allegri tha se dikush nga Interi më goditi nga mbrapa, zbulohet personi!

Një nga momentet më të kontestuara të finales së Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit ishte në fundin e përballjes kur nga një zemërim momental eskaloi Massimiliano Allegri.

Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit ka thënë se dikush nga skuadra e Interit e ka goditur atë nga mbrapa.

Një video e publikuar së fundi tregon se si rrodhi ngjarja dhe kush ishte personi që e goditi Allegrin.

Ndihmësi i Inzaghit, Mario Cecchi, është përplasur aksidentalisht me Allegrin. Ai tentoi ti kërkojë falje atij, por situata doli jashtë kontrollit./Indeksonline/