75 Mall Live Search
17:35 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Allegri tregon të vërtetën për lëndimin e Ronaldos

Massimiliano Allegri foli në konferencën për shtyp në prag të takimit ndaj Empolit. Tema më me interes për tifozët ishte situata e Cristiano Ronaldos.

Trajneri se ka anashkaluar këtë temë duke jepur disa detaje pas lëndimit që CR7 pësoi me Portugalinë.

“Ka kaq shumë zëra që shkojnë përreth. Por, ajo që mund të them unë është se Ronaldo ka disa ditë pushimi dhe ndodhet në Barcelonë. Unë nuk e di se çfarë do të bëj ai atje, sepse nuk ia njoh jetën private.

Sa i përket lëndimit, është një fazë delikate. I duhet pak kohë për tu rikuperuar, por nuk e di se sa do të jetë ajo kohë” ka thënë Allegri.

Trajneri italian ka thënë se nesër do të startoi në Ruganin, Chiellinin e Caceres, ndërkaq Bonucci do të pushohet./Indeksonline/