16:37 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Allen ka disa fjalë për Shaqirin

Joe Allen ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij te Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri. Dyshja e “Potters” janë duke shkëlqyer këtë sezon, me Shaqirin i cili po vazhdon të shënoi gola të bukur në Premierligë, transmeton IndeksOnline.

Ish-lojtari i Liverpoolit, thotë se Shaqiri po bën një punë fantastike, madje sipas tij përfaqësuesi i Zvicrës është lojtari më i mirë në Stoke këtë sezon.

“Detyra ime nuk ka ndryshuar prej sa luaj në Premierligë. Unë po bëjë punën time, në anën tjetër Shaqiri po shkëlqen. Ai është në formë dhe e ka ngjallur ekipin. Në mesfushë jam unë, prandaj Shaqiri lehtë po bën punën e tij duke i ndihmuar sulmit”, ka thënë Allen.

Futbollisti kosovar ka shënuar shtatë gola në këtë sezon. Por, në anën tjetër skuadra e tij nuk është në formën e duhur sa i përket rezultateve. Ata radhiten të 19’it me vetëm 26 pikë. Ndeshja e ardhshme për Stoken luhet më 3 mars kundër Southamptonin./IndeksOnline/