75 Mall Live Search
13:32 / E Martë, 29 Korrik 2025 / L A

Almada prezantohet tek Atletico, do ta mbajë numrin 11 në fanellë

Talenti argjentinas, Thiago Almada, është prezantuar te Atletico Madridi.

Argjentinasi, kishte bërë transferimin e tij nga kampioni i Amerikës Jugore, Botafogo dhe shihet si një nga përforcimet e mëdha të “Los Colchoneros” për sezonin e ri.

Almada, ka zgjedhur numrin 11 që ta mbajë në fanellë te Atletico Madridi, numër ky që deri tani është mbajtur nga francezi, Thomas Lemar.

Almada, sezonin që lamë pas bëri 48 paraqitje me Lyonin dhe Botafogon, ku me këtë të fundit kishte arritur të fitonte “Copa Libertadores” si dhe fitoi titullin në Serien A-në braziliane./IndeksOnline/