20:49 / E Martë, 08 Qershor 2021 / AR

Almeda Abazi bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri i vajzës

Almeda Abazi është bërë nënë për herë të dytë

Lajmin e lindjes e shpërndau burri i saj Tolgahan, përmes një postimi në Instastory, shkruan Indeksonline.

Ai zbuloi edhe emrin e vajzës, të cilën e quajtën Alina.

“Bashkë me ty. Përjetë dhe pa kushte u rrit një dashuri brenda meje. Mirë se erdhe pranë nesh princeshë Alina. Na solle gëzim të gjithëve!”- shkruan Tolga.

Almeda Abazi, nënë për herë të dytë: Zbulohet emri

Emri “Alina” është emër i krishterë vajzash me disa kuptime. Alina është forma e shkurtuar e emrit Adeline, por kuptimi i saj është një vajzë e lirë, ambicioze dhe shumë e fortë./Indeksonline/