Almeda Abazi prezanton nënë, befason me ngjashmërinë që kanë!
Almeda Abazi ka publikuar një imazh përkrah nënë së saj.
Modelja dhe aktorja e njohur nga Shqipëria, por që prej vitesh karrierën e zhvillon në Turqi, Almeda ka ndarë një imazh me adhuruesit në ‘Instagram ku shihet përkrah së ëmës, shkruan Indeksonline.

“Me mamin” ka shkruar Almeda ndërsa në një tjetër imazh ajo ka publikuar një fotografi të nënës së saj ku tregon që i ka bërë grimin.

Ngjashmëria në mes ish-missit dhe nënës së saj vërehet dukshëm, derisa bukurinë ajo e ka trashëguar pikërisht nga e ëma.

Ndryshe, Almeda është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman me të cili po pret një fëmijë./Indeksonline/