Almeda Abazi tregon për gjendjen e djalit pas operacionit në kokë
Djali i çiftit të njohur Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman dje i është nënshtruar një operacioni në kokë për shkak se i ishin shfaqur cistat dermoid.
Ky lajm bëri bujë të madhe në mediat turke, ndërsa lidhur me këtë për herë të parë ka reaguar Almeda përmes një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline.
Modelja dhe aktorja shqiptare ka deklaruar se Efehan është në gjendje të mirë pas operacionit të suksesshëm, teksa ka falënderuar të gjithë ata që u interesuam për shëndetin e të birit.
Ndryshe, Almeda dhe Tolgahan u martuan në vitin 2017 ndërsa këtë vit u bën prindër për herë të parë./Indeksonline/